U tha, u bë. Ashtu sikurse ishte programuar që më parë, në pistën e Meksikës, tri ditë pas garës së Formula 1 që u zhvillua aty, janë zhvilluar testet e gomave Pirelli. Në pistë, për makinën zvicerane Sauber Alfa-Romeo, ka zbritur pilotja 25-vjeçare kolumbiane Tatiana Calderon.
Ajo ka zhvilluar në total 23 xhiro, rreth 100 km të lejuara nga FIA për promovime dhe xhirime. Gjithcka ka kaluar mirë dhe pas asnjë problem për piloten 25-vjecare, e cila është shprehur e entuziazmuar.
“Driving the Sauber C37 was an incredible experience. The power, braking and grip of this car are unbelievable. I felt very comfortable on track and I had lots of fun. This is a day I will remember forever.” @TataCalde
Read more at https://t.co/WHEqKQCGW4#Alfaromeosauberf1team pic.twitter.com/skm2HNO7iu
— Sauber F1 Team (@SauberF1Team) October 31, 2018
“Ishte një ëndërr e bërë realitet, një përvojë e jashtëzakonshme. Kisha në duart e mia një makinë të Formula 1, e pilotoja, frenoja, ndjeja se si rrëshkiste në pistë. U ndjeva shumë komode dhe pas disa xhirosh u mësova me shpejtësinë. Ishte diçka argëtuese. Dua të falënderoj skuadrën Sauber për mundësinë që më dha”, – tha Calderon, pilote e tretë e makinës zvicerane.