MENU
klinika

Nga Sali Mehmeti

Një histori e Kosovës në mesjetë

20.10.2018 - 16:20

Nji histori e Kosovës në kohën e mesme (mesjetë) nuk mundet me u shkrue si e veçueme, tu i territorializu hapsinat mesjetare me nocionet bashkohore. Nuk ka nevojë veç për përçapje me ngjit e me hjekë labela etnikë për nji rajon të caktuem e as për nji qasje ngushtësisht socio-ekonomike.

Historia shkruhet qysh duhet kur hjeken komplekset e imponueme. Kur ravijëzohet nji histori e re e kësaj pjese, simbas kallpit të Shkollës së Analeve, gjithçka përftohet âsht nji histori që shkakton veç pasthirrma habitore.

P.sh të paktë janë ata që e dinë se fryt i kreativitetit të banorëve të këtyne visoreve âsht i ashtuquajtuni bifurkacion i Nerodimes (i cili s’âsht dukuni natyrore), ku në shek.14-të u ndërtue nji liqen artifical me ujnat e Sitnicës e Nerodimës. Në mes naltohej nji kështjellë e vogël, kurse liqeni artificial prodhonte nji sasi të konsiderueshme peshku.

A e dini, fjala bjen, që Novobërda listohej e para në shek.15-të për prodhim xehtar, që secilin posedues e bante ma të kamunin n’rajon? A e dini që Novobërden e sundonte nji familje fisnike arbërore, siç ishte ajo e Spanëve? A e dini që në shek.15-të në Kosovë vinin edhe arvanitë nga Peleponezi, që pajtoheshin në shërbim të feudalëve lokalë, si rasti i Manuelit, baba i patriarkut të ardhshëm Kostandinopojës, Shën Trifoni?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN