Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti në një takim zëvendëspresidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane Peter Henzler dhe delegacionin që e shoqëronte.
Zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani, kurse prokuroria që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.
Rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Njesive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore konfiskimin e aseteve kriminale.
Në takim u tha se grupet kriminale shqiptare janë të konsoliduara mirë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe ndërkohë po luajnë krahas trafikimit të kanabisit një rol dominues edhe në trafikun e heroinës dhe kokainës.