MENU
klinika

Risia

Njihuni me dronët që mund të ngrenë 40 herë peshën e tyre

30.10.2018 - 15:58

Hulumtuesit e Universitetit të Stanford dhe Politeknikut Federal të Luzanës në Zvicër kanë zhvilluar disa robotë të vegjël të cilët mund të ngrejnë 40 herë peshën e tyre.

Dronët e quajtur FlyCroTugs, janë të pajisur me një sistem i përbërë nga adezivë e çikrikë. Ky i fundit është i vetmi komponent që nuk ndryshohet dhe çdo gjë tjetër pjesë e dronit mund të ndërrohet.

Droni mund të pajisjet me aksesorë shtesë si rrota nëse puna e kërkuar e kërkuar e ka të domosdoshme. Sipas hulumtuesve dronët mund të jenë të dobishëm në skenarë sensitivë si misione shpëtimi.

Ndërsa veçmas mund të mbajnë sende të vogla, të kombinuar së bashku me të çojnë pesha të rënda. Hapi i radhës për hulumtuesit është të zhvillojnë kontrolle autonome, raporton PCWorld.