MENU
klinika

Flet Meryl Streep

Nuk kam më durim ndaj…

27.10.2018 - 14:18

Mary Louise “Meryl” Streep ka lindur më 22 qershor 1949. Është një aktore amerikane që shpesh e kanë përshkruar si “aktorja më e mirë e gjeneratës së saj”.

Streep është e njohur veçanërisht për përshtatshmërinë e saj dhe përshtatjen e theksit. E nominuar në një numër rekord prej 21 herësh për ‘Academy Awards’, ajo e ka fituar tre herë.

Streep ka marrë 31 nominime Golden Globe, duke fituar tetë prej tyre, më shumë se çdo aktor tjetër.

Ajo gjithashtu ka fituar tre çmime Emmy Primetime dhe ka qenë nominuar për pesëmbëdhjetë Academy Film Awards, dhe shtatëmbëdhjetë Screen Actors Guild Awards, duke fituar nga dy për secilën.

“Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj. Mua më është sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.

Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më dëshirë të humb as edhe një minutë të vetme me gënjeshtarët dhe manipulatorët.

Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta. Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë. Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët.

Nuk mund t’i pëlqej më miqësitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese. Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim…”. /

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Killers of the Flower Moon’

Ribashkohet Leo DiCaprio dhe Martin Scorsese!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit