Ish-ndërmjetësuesi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, thotë që vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet edhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në mes të dy vendeve e jo të humbet kohë me temën “korrigjimi i kufirit”.
Ndërsa, për të parën thotë se duhet pasur kujdes të posaçëm, duke rekomanduar konsulta me vendet fqinje për shkak të evitimit të lëkundjeve të mundshme të stabilitetit sigurisë në rajon.
“Nuk jam i sigurt nëse ka diçka të tillë, si një marrëveshje përfundimtare. Unë gjithashtu nuk jam i sigurt për ndonjë kohë, apo se do te ndodhë së shpejti… Nëse marrëveshja është një marrëveshje e vërtetë që do të mbetet dhe do të jetë një bazë e qëndrueshme për paqen, atëherë unë mendoj se nuk janë vetëm udhëheqësit që duhet të bien dakord, unë mendoj se është popullata në tërësi qe duhet të pajtohen, dhe cilat janë mundësitë për këtë, është shumë e vështirë për mua të vlerësoj, sepse unë nuk do të jetoj as në Serbi dhe as në Kosovë“, thotë Cooper.
Sa i përket idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufirit”, diplomati britanik thotë se kufijtë nuk mund të ndryshohen vazhdimisht.
Ndryshe, Cooper, i cili mbikëqyri negociatat teknike midis dy palëve u shpreh se nevojitet angazhim në arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, derisa ka përsëritur rëndësinë që ka njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. /Konica.al/