MENU
klinika

Shkëmbimi i territoreve

Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është opsion

21.10.2018 - 14:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se shpreson që pas tërheqjes së ushtrisë gjermane nga kampi i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga ky shtet.

Veseli në një intervistë për agjencinë shtetërore gjermane të lajmeve (DPA), ka shtuar se shkëmbimi i territoreve nuk është opsion.

Caku im është që sa më shumë firma gjermane të vijnë në Kosovë dhe sa më pak kosovarë ta lëshojnë vendin. Për neve është e rëndësishme që të hapen vende pune në mënyrë që njerëzit tanë të qëndrojnë në vend“, ka thënë Veseli.

Ai ka paralajmëruar po kështu heqjen e pengesave burokratike dhe lehtësimet tatimore.

Zhvillimet në Maqedoni dhe marrëdhëniet me Greqinë fqinje janë të rëndësishme edhe për Kosovën“, ka thënë ai.

Veseli ka ftuar Serbinë që Kosovën ta njeh si shtet të pavarur dhe se ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opsion”. /Konica.al/

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…