MENU
klinika

Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’

12.09.2018 - 17:00

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, priti në një takim sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin ku dhe më pas dhanë një deklaratë të përbashkët për media.

Kryeopozitari Basha në deklaratën për shtyp theksoi se vëmëndja kryesore në bisedimin mes dy zyrtarëve ishte tek forcimi i faktorit unifikues i Kosovës  në rajon dhe me Tiranën zyrtare.

Nga selia e PD-së, Basha theksoi se duhet të respektohet parimi i moscënimit të kufijve konform marrëveshjeve ndërkombëtare.

Basha
Basha

Kam kënaqësinë që të mirëpres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kemi pasur një bisedë të frytshme të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani.

Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në funksion të normalizimit të dy vendeve”, tha Basha.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se Kosova  asnjëherë nuk ka pasur qëllim që të marrë kufij nga vendet fqinje, por do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në vendet fqinje. 

Sot patëm takime me përfaqësues të lartë të shtetit. Duhet sa më shpejt platforma kombëtare, për dialogun me Serbinë. Vullneti i qytetarëve është Kosova të pranohet në OKB, e të ecë në rrugëtimin drejt BE e NATO, të ketë raporte të mira me fqinjët. Qëndrimet janë të qarta dhe ne duhet të punojmë bashkërisht. Partitë në Shqipëri janë përkrahësit më të mëdha të shtetit tonë, Kjo është e ardhmja jonë, një Ballkan me stabilitet, i integruar ku jetohet në fqinjësi të mirë, pa hyrë në punët e njëra tjetrës.

Kosova nuk do të marrë nga të tjerët, është shtet sovran dhe do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë. Punojmë për stabilitetin rajonal, nuk kemi pretendime ndaj asnjë shteti, por kemi brenga për qytetarët tanë. As abetaret nuk lejohet të futen në shtetin serb”, tha Veseli.