MENU
klinika

Takim me Veselin

Apeli i Ruçit për Kosovën: Forcat politike të jenë unike

12.09.2018 - 11:10

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë apel forcave politike të Kosovës që të jenë unike në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Kadri Veseli, Ruçi tha se bëhet fjalë për sovranitet dhe integritet territorial.

Po ndjekim zhvillimet e fundit. Dialogu është mekanizmi më i efektshëm për një zgjidhje të qëndrueshme që do të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe mbi të gjitha njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë përmes një dokumenti ligjërisht të detyrueshëm siç përcaktohet në strategjinë e BE. Ne inkurajojmë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme, afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Edhe diskutimet në këtë fazë finale duhet të rikonfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshem që respekton tërësinë tterritoriale, karakterin multietnik dhe fetar, siç parashikohet në kushtetutën e Kosovës. Kjo është rruga e vetme për vendosjen e raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetin në rajon.

Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politike, të gjitha forcat politike të jenë unike, duhet të jetë unitet qendrimi dhe veprim, sepse ka shumë çështje që i ndajnë, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin, shtetin, forcimin e shtetit dhe paqen jo vetëm ne Kosovë por gjithë rajonin“-tha Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN