MENU
klinika

Teatri Eksperimental

“Oskari dhe tezja Rozë” ju presin në teatër

08.10.2018 - 21:05

Pas suksesit të madh në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit me shfaqjen “Medea” ku morën 4 çmime, trupa e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon rrugëtimin artistik. Projekti i fundit që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental do të jetë “Oskari dhe tezja Rozë”. Vepra e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt me regji të Kico Londos dhe me një trupë të përzgjedhur aktorësh si: Roza Anagnosti, Franz Franc Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti, shfaqja do të përmbushë pa më të voglin dyshim pritshmëritë e publikut.

Oskar është një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leuçemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt.
Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë: të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës.

Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar.

Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon… Oskari dhe tezja e tij do t’ju mirëpresin këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 13 dhe 14 nëntor me fillim nga ora 19:00, për t’ju treguar historinë e tyre, një histori njerëzore ku të gjithë do të mbërthehen nga dramat njerëzore, që në një mënyrë apo në një tjetër, na kanë pushtuar një herë në jetë të gjithëve ne.

Shfaqjet do të vazhdojnë deri më 8 dhjetor

Festivali teatror “Hapat” në edicionin e tretë

"Deri dje, trashëgimi e braktisur"

“K’cimi i Tropojës”, zyrtarisht në UNESCO

Shkolla e parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Nga Gurakuqi, te Xhuvani e Çabej, personalitetet e Normales së Elbasanit!

Mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Shqipëria anëtarësohet në GSTC

“Ari shqiptar t’i kalojë bankës së Moskës”

Kërkesa e Enver Hoxhës për Stalinin në 1949-ën!