MENU
klinika

Produktiviteti i dobët

Pak punë me shumë punëtorë

15.10.2018 - 09:12

Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në Europë. Sipas një studimi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), produktiviteti i punës në Shqipëri është sa një e treta e mesatares rajonale dhe sa një e pesta e 11 vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Produktiviteti i punës mat vlerën mesatare të prodhimit për punonjës ose për njësi kohë pune.

Studimi i BERZH e ka llogaritur produktivitetin e punës si raportin mes shitjeve totale të ndërmarrjeve me numrin e punonjësve të tyre. Një produktivitetet i ulët nënkupton një eficiencë të dobët dhe dizavantazh konkurrues për një ndërmarrje apo për një ekonomi.

Për shembull, një biznes që prodhon 1 milion euro mallra me 100 punonjës është dy herë më produktiv se një ndërmarrje tjetër që e prodhon të njëjtën vlerë me 200 punonjës. Produktiviteti i dobët, në fakt duket të jetë një dobësi në të gjithë rajonin.

Sipas studimit të BERZH, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një produktivitet mesatar në sa 60% e 11 vendeve më të zhvilluar të BE. Hendeku i produktivitit shkaktohet sidomos nga industria përpunuese, ku produktiviteti zbret në 55% të mesatares së BE-11.

Në Shqipëri, produktiviteti i punës vlerësohet nga studimi në pak se 10 mijë euro në vit, nga rreth 30 mijë euro që është mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rreth 50 mijë euro në 11 vendet e para të BE-së. Në rajon, produktivitetin më të lartë e kanë Bosnja dhe Serbia, ndërsa edhe Kosova, që është e parafundit, ka një produktivitet pune rreth 50% më të lartë se Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeson industria përpunuese

Bizneset rrisin shpenzimet për paga