Të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dy Koretë dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord këtë të hënë të demilitarizojnë një seksion të kufirit të fortifikuar rëndë, që ndan gadishullin në dy pjesë, brenda kësaj jave, teksa përpjekjet diplomatike për përafrim kanë shtuar ritmin.
“Tri palët kanë rënë dakord të ndërmarrin masa për tërheqjen e armëve të zjarrit dhe pikëvrojtimeve në Zonën e Përbashkët të Sigurisë (JSA) brenda 25 tetorit”, njoftoi përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes e Seulit, pas bisedimeve tripalëshe.
Palët, sipas asaj që vijon komunikata, do të zhvillojnë më pas një “verifikim të përbashkët tripalësh” për dy ditë të tjera.
“JSA”-ja, ose fshati i paqes Panmunjom, është pika e vetme përgjatë frontit të tensionuar 250 kilometërsh, ku trupat ushtarake nga të dyja vendet qëndrojë ballë për ballë.
Ajo ka qenë dizenjuar si zonë neutrale deri në “vrasjen aksidentale me sëpatë” të vitit 1976, kur ushtarët koreano-veriorë sulmuan një grup punëtorësh që po përpiqeshin të prisnin një trung peme brenda zonës së demilitarizuar (DMZ), duke shkaktuar vdekjen e dy oficerëve ushtarakë amerikanë.
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut, të cilat janë teknikisht ende në luftë, ranë dakord të ndërmarrin hapat për lehtësimin e tensioneve ushtarake në kufirin mes tyre, gjatë një takimi në Penjan muajin e kaluar, mes presidentëve Moon Jae-in dhe Kim Jong-un.