MENU
klinika

FOTO

Pas “ngujimit” prej 8 orësh, Fatmir Xhafa del nga zyra

27.10.2018 - 21:14

Ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme pas 8 orësh, ndërsa nuk ka preferuar të flasë për gazetarët të cilët e prisnin jashtë Ministrisë së Brendshme.

Xhafaj ka hyrë në zyrën e tij që prej orës 11:57 minuta të mesditës së sotme dhe ka dalë nga institucioni që drejtoi për rreth 2 vite pas 8 orësh.

Në prononcimin e tij të fundit në Twitter, duke iu përgjigjur opozitës, Fatmir Xhafaj u shpreh se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij të plotë.

xhafa del nga ministria-konica.al
xhafa del nga ministria-konica.al

“Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova.

Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

xhafa del nga ministria-konica.al
xhafa del nga ministria-konica.al

Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët.

I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër.

xhafa del nga ministria-konica.al
xhafa del nga ministria-konica.al

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë.

Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo.”- shkroi Xhafaj në Twitter.