MENU
klinika

Rama nga Fieri

‘Pavarësisht shumicës, ka mjekë që njollosin bluzat e bardha’

20.10.2018 - 15:38

Spitali i Fierit ka pësuar një transformim dhe gjithashtu është hapur një repart i ri për trajtimin e kancerit, ndërkohë ditën e sotme ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë përveçse falënderoi mjekët dhe infermierët nuk nguroi të shprehej se ka ende nga ata që njollosin përparësen e bardhë.

Ai gjithashtu premtoi se do të ketë shumë shpejt një rritje të pagave për infermierët dhe mjekët.

“Deri dje kishte vetëm një QSUT, që ishte me kushte të këqija, ndërsa tani ka filluar një sistem ku ka shërbime të shtrira dhe e rëndësishme është të garantojmë ecurinë pozitive të gjithë trupës së mjekëve dhe infermierëve.

Patjetër që ka midisi tyre nga ata që njollosin përparësen e bardhe, por shumica nuk janë ashtu. Edhe me projekt-buxhetin do të bëjmë një shtesë page për infermierët dhe mjekët.

Shumë faleminderit do ju rrisim rrogën”, tha në fund kryeministri Rama.