MENU
klinika

Shpërthimi në shtëpinë e Xhisielës

PD: Nuk e prisnim, e detyruan të thotë se e vendosëm ne tritolin

08.10.2018 - 14:08

Reagimi i Xhisiela Malokut, lidhur me shpërthimin e tritolit në shtëpinë e gjyshërve ishte i tillë në mënyrë që akuzoi opozitën, për vendosjen e lëndës plasëse.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila thotë se kjo deklaratë doli jashtë parashkimeve që ata prisnin.

partia-demokratike-konica.al
partia-demokratike-konica.al

“Keta kalojne dhe fantazine…Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe.”

Ndonëse Xhisiela kishte thënë se nuk do të kishte më dalje mediatike, në një prononcim për mediat, nga makina e saj, Xhisiela Maloku tha se gjithçka është bërë nga PD dhe opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.