MENU
klinika

Greqia financon mediat në Shqipëri

PDIU: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

20.10.2018 - 13:18

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kërkon nga presidenti Meta, të mbledhë Këshillin e Sigurisë kombëtare, pas denoncimit të lajmit se nje pjese te mediave dhe opinionistëve në Shqipëri janë të financuar nga shteti grek. Në një deklaratë për mediat, Idrizi u shpreh se ajo c ka ai vetë paralajmëruar disa muaj më parë, po del para syve të shqiptarëve

“1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme. Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë.

Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.  Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë”. U  shpreh Idrizi.

“Sot Athina i ka duart  fort brenda në politikën shqiptare. “ vijoi më tej Idrizi ndërsa theksoi se i kërkon Presidentit te Republikës të  mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  “Të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion. “