MENU
klinika

Post-Referendumi

Përçarje brenda koalicionit LSDM-BDI?!

03.10.2018 - 14:57

Situata politike në Maqedoni pas referendumit, duket e paqartë. Tashmë çështja e emrit është deleguar në Kuvendin e Maqedonisë dhe tani mbetet në dorë të deputetëve. Mirëpo mazhoranca e Zaevit ka nevojë edhe për 9 vota të tjera nga opozita që të miratohet marrëveshja.

Zhvillimet pas referendumit të emrit kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe qëndrime ndryshe nga LSDM dhe BDI, si dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës.

LSDM ka bërë të qartë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të nëntorit të këtij viti.

Nga ana tjetër, nga BDI theksojnë se duhet shqyrtuar mundësinë e negociatave me VMRO-DPMNE për të gjetur numrin e caktuar të deputetëve për të votuar ndryshimet, për shkak se zgjedhjet do të jenë bllokim dhe humbje kohe. Nga BDI tashmë kanë propozuar edhe opsionin e votimit të fshehtë të deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Ahmeti dhe Zaev pas referendumit janë dëgjuar vetëm nëpërmjet telefonit, por së shpejti do të ketë takim kokë më kokë, ndoshta sot ose nesër, që të bisedohen të gjitha opsionet e mundshme. Parndaj nuk ka njoftime eksluzive se ‘nuk do të ketë bisedime’, pasi ende nuk janë takuar partnerët e koalicionit”, theksoi zv/kryeministri Bujar Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN