Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar 8 nga 34 të arrestuarit, në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit.
Mësohet se gjykata caktoi sot masën ‘Arrest shtëpie’ për 8 nga të arrestuarit e grupit të ‘Avdylajve’.
Të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit.
Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën.
Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa masën ‘arrest me burg’ për 30 të tjerët.
Kujtojmë se paradite teksa zhvillohej seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë.
Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.
Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun.
Ai akuzohet per falsikim dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.
Gjevi Ndoka (vëllai i Arben Ndokës) ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.
Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim.
Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.
Të arrestuarit:
1. Hajri Seferi
2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3. Shkwlqim Avdyli
4. Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5. Saimir Gjepali
6. Altin Avdyli
7. Jasin Avdyli
8. Fatos Llaftiu
9. Denis Llaftiu
10. Esat Mehmeti
11. Saimir Sulejmani
12. Elis Guri
13. Ilirjan Prifti
14. Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15. Bledar Koci
16. Ardit Gjyriqi
17. Elton Shehaj
18. Armand Spiro
19. Arben Cuko
20. Artur Balla
21. Arben Ndoka
22. Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23. Bledi Ndokaj
24. Lule Zeneli
25. Luigj Paloka
26. Kol Lleshi
27. Vlash Gazulli
28. Zef Ndoka
29. Mimoza Ndoka
30. Paulin Simoni
31. Vasil Nika
32. Genc Zeneli
33. Marjeta Perskura
34. Zef Lazri