MENU
klinika

Arrestimet e ish-deputetëve

Përgjimet/ Përfshirja e Çukos dhe Ndokës në aktivitet kriminal

22.10.2018 - 10:39

Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. 

Burime nga prokuroria raportojnë se Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj. Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

MIK ME AVDULAJ
Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.

Prokuroria ka zhvilluar hetime në tre drejtime, një për grupin, një për Arben Çukon dhe një për Arben Ndokën.
Urdhër arresti për ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko u ekzekutua dje nga policia dhe ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti dhe vendin e tij e zuri Stefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Pas Arben Çukos, urdhër arresti erdhi edhe për ish-deputetin tjetër të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj