MENU
klinika

Detajet

Përmbytjet/ 42 mln lekë për panele mbrojtëse në lumin Vjosa

12.10.2018 - 15:54

Në dimër prurjet e lumit Vjosë janë të mëdha dhe mijëra hektarë përmbyten çdo vit mes Fierit e Vlorës.

Për këtë arsye 42 milion lekë të reja janë investuar për ndërtimin e pesë paneleve mbrojtëse në Lumin Vjosa për të shmangur përmbytjet në rrjedhën e saj të poshtme!

Puna ka nisur prej muajsh dhe pritet të finalizohet para nisjes së reshjeve.

Ndërsa tokat bujqësore përmbyten nga prurjet e Vjosës, qyteti i Vlorës përmbytet nga ujërat e zeza sa herë ka reshje intensive.

Shkak sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve bëhet bllokimi i filtrave fundore për shkak të mbetjeve që hidhen në rrjet nga vetë qytetarët.

“Çdo gjë që është e ardhur aty në filtrat e ujësjellsit të kanalizimeve të qytetit, ka ardhur nga papërgjeshmëria qytetare. Ndërhyrjet synojnë shmangien e përmbytjeve në qytet apo tokave bujqësore ku vitin e kaluar u vunë nën ujë mbi 10 mijë hektarë”, thotë kryebashkiaku Dritan Leli.