MENU
klinika

Akuza të ndërsjellta

Përplasje e ashpër e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

31.10.2018 - 16:43

Ka tejkaluar debati parlamentar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur të sëmurë mental dhe psikopat deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Fjalë të ashpra shkëmbyen dy deputetët në seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.

Konjufca tha se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.

“Ti je një psikopat, i sëmur mental, budalla, hajvan”, i tha Zeka Konjufcës, duke shtuar se nëse ka vetëm një dëshmitarë, atëherë ai jo vetëm deputet, por as profesionin e gazetarit nuk do ta ushtrojë më. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN