MENU
klinika

Platforma ‘Shqipëria që duam’

Platforma e Bashkëqeverisjes/ Rama: Miku që iu duhet

10.10.2018 - 12:27

Kreu i qeverisë Edi Rama mori sot pjesë në një aktivitet të zhvilluar në kryeministri ku priti qytetarë që zgjidhën problemet e tyre në Platformën e Bashkëqeverisjes.

E gjithë vëmendja për Ju” nuk është një slogan, po fryma dhe gërma e punës së përditshme të Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, shkruan Rama.

Në aktivitet, kreu i qeverisë tha se platforma “hyn mik për çdo person që ka një hall dhe ja zgjidh brenda 10 ditëve”.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ende nuk e kemi shkëputur drejtimin e shkollës nga kthetrat e politikës. Kemi ende drejtorë shkollash të paaftë, të padenjë që do t’i largojmë sebashku. Kemi firmosur marrëveshjen për të nisur punën shkollën e drejtorëve të shkollave, institucion i ri për trajtimin për kalimin në një nivel tjetër të drejtorëve”.

Përtej kënaqësisë që çdo njeriu i japim fjalët e mira, platforma e bashkëqeverisjes nuk është kontribut personal por është sistem i shkëlqyer që ka kapërcyer epokën e vjetër të zyrave të ashtuquajtura marrëdhënie me publikun. Që s’kanë bërë as 1/100 e punës që po bëjmë ne. Platforma të gjen “mikun” që të të zgjidhë punë”.

“Edhe për pesnionet ka shumë pensionistë që për vite të tëra torturohen, nuk marrin atë që meritojnë. Ndërsa me platformën për 10 ditë e keni problemin e viteve të tëra të zgjidhur,” tha Rama.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë