MENU
klinika

Kërcënimet e Amerikës

Po nëse takimi Trump-Xi Jinping dështon?

30.10.2018 - 17:30

SHBA është duke u përgatitur të vendosë tarifa të reja në dhjetor për të gjitha importet e mbetura kineze, nëse bisedimet muajin e ardhshëm midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping nuk arrijnë të sjellin ndonjë përmirësim për sa i përket luftës tregtare SHBA-Kinë.

Data kur do të vendosen tarifat e reja mund të përkojnë me festën e Vitit të Ri Lunar të Kinës.

Lista do të zbatohej për importet nga Kina që nuk janë përfshirë deri tani në listat e raundeve të mëparshme të tarifave, që mund të shkojnë deri në 257 miliardë dollarë.

Zyrtarët amerikanë po përgatiten për një skenar të tillë në rast se një takim i planifikuar Trump-Xi nuk sjell asnjë përparim në prag të takimit të grupit G20 në Buenos Aires në nëntor, sipas dy prej njerëzve, të cilët nuk pranuan të identifikoheshin. Ata paralajmëruan se vendimet përfundimtare nuk ishin marrë akoma.

Kjo tregon se administrata Trump mbetet e gatshme të përshkallëzojë luftën e saj tregtare me Kinën, ndërkohë që kompanitë ankohen për rritjen e kostove të tarifave dhe tregjet financiare, vazhdojnë të jenë të shqetësuara për pasojat globale ekonomike.

SHBA këtë vit ka vendosur  tarifa deri në 250 miliardë dollarë për Kinën.

“Ne jemi në mes të një mosmarrëveshjeje. Ne jemi në një mosmarrëveshje tregtare – dua ta përdor këtë fjalë sepse është një fjalë e bukur, por ne do të fitojmë,” tha Trump në një ngjarje në Indiana të shtunën. “Dhe e dini pse? Sepse ne gjithmonë fitojmë.”

kolana e librave

Si një opsion tjetër, Shtëpia e Bardhë po konsideron gjithashtu përjashtimin e çështjes së tregtisë nga agjenda e takimit, por nuk ka shumë gjasa ta bëjë këtë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha të enjten se një takim midis Trump dhe Xi ende po planifikohej.

As Shtëpia e Bardhë e as Ministria e Jashtme e Kinës nuk kanë dhënë detaje mbi oraret për samitin e G20.

Lajmi për një takim të mundshëm midis Xi dhe Trump vjen mes armiqësive në rritje midis SHBA dhe Kinës në një sërë çështjesh të ndryshme që nga lufta tregtare, e deri tek Deti i Kinës Jugore, e akuzat për spiunazh.

Zhao Quansheng, drejtor i Qendrës për Studime Aziatike në Universitetin Amerikan në Uashington, tha “Nëse SHBA vazhdon të provokojë Kinën për çështjen e Tajvanit, kjo mund të çojë në një luftë të vërtetë.”

Samiti i G20 në Buenos Aires do të jetë ngjarja e fundit shumëpalëshe e vitit ku Trump dhe Xi do të marrin pjesë. Shtëpia e Bardhë më herët e anuloi udhëtimin e planifikuar të Trump në Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor të planifikuar për në 17-18 nëntor në Guinenë e Re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”