MENU
klinika

Fatura e 7-mujorit

PPP-të, 41 milionë euro për këtë vit

24.10.2018 - 09:31

Rreth 5.1 miliardë lekë ose 41 milionë euro është fatura që buxheti i shtetit ka paguar për koncesionet në periudhën janar-korrik 2018.

Kjo shumë përfshin pagesat për kontratat PPP të nënshkruara gjatë mandatit të parë të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe i referohet kryesisht shërbimeve shëndetësore.

Qeveria paguan kompani private për kontrollin e përgjithshëm shëndetësor (check up), për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe për shërbimin e dializës. Deri vitin e kaluar, ishin nënshkruar kontrata me financim buxhetor për vlerën e 90 miliardë lekëve.

Tashmë, fokusi është zhvendosur në infrastrukturën rrugore dhe në fillim të vitit, u nëshkrua kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka shpallur fituesit edhe për projektet e rrugës Thumanë-Rrogozhinë dhe Milot-Balldren.  Projekti i fundit pritet të jetë rruga Orikum-Himarë.

Për vitin 2018, shpenzimet totale për financimin e projekteve të partneritetit publik-privat do të arrijnë në 9.4 miliardë lekë. Në total, vlera e kontratave të PPP-ve pritet të kalojë kufirin e dy miliardë eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S’ka më projekte të reja

PPP-të marrin fund me rrugën Orikum-Dukat