MENU
klinika

Deklarata

‘Pranimi i Kosovës në Interpol, vendim politik’

23.10.2018 - 11:57

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar se çdo histori rreth kërkesës për pranimin e Kosovës në Interpol paraqet politizimin e kësaj organizate.

Sipas mediave serbe, pranimi i mundshëm është shkelje e Rezolutës 1244.

Pranimi i mundshëm do të paraqiste shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Stefanoviç.

Stafanoviç tha se do të ishte precedan që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit, që në mënyrë strikte dhe pa pikë dyshimi parashohin që vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit mund të jenë anëtarë të Interpolit.

Sipas tij, vendimi i mundshëm i Asamblesë së Përgjithshme për pranimin e Kosovës paraqet një vendim kryekëput politik, që nuk mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, kurse pasojat do të ishin të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet tjera që janë anëtare të Interpolit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anëtarësimi i Kosovës në organizata

Kosova afër anëtarësimit në Interpol