MENU
klinika

Konferenca e Sigurisë në Minsk

Presidenti Thaçi udhëton për në Bjellorusi

30.10.2018 - 12:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të shefit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut, një ngjarje e nivelit të lartë që mbledh protagonistë kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, drejtues të OJQ-ve dhe gazetarë, për të diskutuar për çështje rajonale dhe globale të sigurisë.

Thaçi do të marrë pjesë edhe në pritjen e ambasadorit të Gjermanisë në Bjellorusi, Peter Dettmar, si dhe shefit të konferencës, Wolfgang Ischinger, si nikoqirë të kësaj konference.

Të mërkurën, presidenti Thaçi pritet të mbajë një fjalë rasti në një panel me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, me moderator ish-ambasadorin Ischinger, ndërkaq panelin do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei.

Thaçi do të flasë edhe për përpjekjet për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe për të forcuar perspektivën euroatlantike për Kosovën dhe rajonin.

Temat e tjera që do të diskutohen në takimin e Konferencës së Sigurisë të Munihut që do të zhvillojë punimet në Minsk të Bjellorusisë janë siguria energjetike, siguria transnacionale, inteligjenca, Procesi i Minskut, marrëdhëniet lindje-perëndim, kontrolli i armëve dhe ndërtimi i mirëbesimit, si dhe konfliktet rajonale. /Konica.al/

"Ishte lutje për heqjen e masave nga BE-ja"

Bislimi sqaron “kërcënimin” për eskalim

Incident i rëndë në kufirin serbo-maqedonas

Efektivët serbë detyrojnë emigrantët të zhvishen dhe…

Lukashenko parashikon skenarin ukrainas

Serbia mund të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti

Gazi lotsjellës në seancë plenare në vitin 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq