MENU
klinika

Natyrale

Produkti i famshëm që krijoi Princeshë Diana, mahnit femrat edhe sot…

25.10.2018 - 17:03

Mesa duket, Princesha Diana kishte shije të hollë dhe disa sekrete bukurie “nën mëngë”.

Princesha Diana e Uellsit ishte një nënë e dashur, një femër e përkushtuar, një ikonë e stilit …. dhe një njohëse e mirë  e kozmetikës.

Kjo është e vërtetë, sipas Lush Cosmetics, një markë e bukurisë natyrore, e cila pasi zbuloi se princesha ishte një tifoze e  prodhimeve të tyre, nxorri një produkt  që u  bë posaçërisht për të.

Bashkë-themeluesi i kësaj marke, Mark Constantine u takua me Princeshën e Uellsit për të mësuar rreth rutinës së saj për kujdesin ndaj vetes. Pas atij  takimi, u shfaq formulë e re,parfumi solid ne formën e një kremi për trupin: Lush Gorgeous Moisturizer. Për  shumë femra ky u bë produkti i tyre  preferuar ,pavarësisht nga çmimit të lartë.

Ky produkt kishte në përbërjen e tij ujë trëndafili,mjalt organik dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Në ditët e sotme parfumi solid është shumë I përhapur dhe përdoret pothuajse nga të gjitha femrat.

Nëse sheh flokët e ëmbël të Dukeshës Kate, është falë këshillave bukurisë që ajo ka “vjedhur” nga Lady Di.