MENU
klinika

Ju duhet ta vidhni patjetër  këtë ide

Produkti i vetëm i bukurisë pa të cilin Meghan Markle nuk udhëton kurrë

22.10.2018 - 16:23

Meghan është një tjetër ikonë e bukurisë mbretërore . Mes shfaqjeve televizive, përgatitjen e blogut rreth ushqimit dhe modës dhe avokimit e  grave në OKB, është e sigurt  se aghenda e Meghan Markle është e ngjeshur me udhëtime.

Ngrihet pyetja: Me një orar të tillë ku udhëtimi zë pjesën më të madhhe të kohës, si mund ta mbajë Meghani kaq të butë dhe të ndritshëme lëkurën ë saj? Ne të gjithë e dimë se çfarë shkakton udhëtimi në trupin tonë.

Fal një hulumtimi të vogël,gjatë një intervistë ,arritëm të zbulojmë sekretin e Meghanit. Pyetjes se cili është produkti qe ajo duhet të ketë patjetër me vete,Duksha ju përgjigj: Është vetëm një,Tea Tree Oil.

Çfarë është Tea Tree Oil? Është një vaj esencial që ka detyrë të dyfishtë si një dezinfektues.Jo vetëm që shmang mikrobet e padëshiruar, por është gjithashtu  një trajtim i shpejtë kundër  shpërthimit të akneve. Mund të aplikoni  pak nga ky vaj nën hundë  për të mbrojtur sinuset pluhurat gjatë udhëtimit, ose të aplikoni atë në ndonjë prerje të vogël ose pickim pasi në këtë rast ai vepron si një antiseptik qetësues.

“E vetmja gjë pa të cilin unë nuk mund të udhëtoj, është një sasi e vogël e këtij vaji”, tha Meghan. “Kjo nuk është dicka për tu magjepsur, por nëse ju merrni një prerje, një pickim mushkonjë, një çarje e vogël, pa marrë parasysh se çfarë është, ky vaj është kura për të gjitha – shtoi Markle”.

Vajin Tea Tree Oil mund ta gjeni në  farmaci të ndryshme ose në dyqane specifike qe shesin produkte bimore.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve