(Një fjalim imagjinar)
Unë jam një mësues, unë kam një mision…- tha përpara klasës një arsimtar dinjitoz i një shkolle të mesme të Tiranës përpara nxënësve të kryeqytetit.
Sot është Dita Botërore e Mësuesve dhe pashë fare pak shpërndarje, statuse apo dedikim në rrjet që t’i kushtohej pikërisht atyre, që kanë arritur të mbajnë ende në jetë institucionin, që na bën të kuptojmë, të zgjedhim dhe mbi të gjitha të krijojmë ide me të mira për veten.
“E drejtë është t’i japim gjithsecilit atë që meriton sipas natyrës dhe veprave.”-thoshte Platoni.
Mësuesit kudo në botë janë një lidhje midis njerëzve, janë një urë midis grupeve, janë një udhëheqje midis ekipeve dhe mbi të gjitha janë një forcë e madhe midis vullnetit dhe talenteve.
Mësuesit janë kërkues të dëshirave, janë orientues të kërkesave, janë respektues të niveleve, janë durimtarë të padijes, janë kurues të dhunës, janë predikues të krijimit, janë prindër të edukimit dhe mbi të gjitha janë ushtarë pa uniformë të lirisë.
Mësuesit i ulin kokën mëndjemadhësisë, bëjnë dhunën të lexoj Biblën, forcojnë femrën të pranojë fuqinë.
Mësuesit i heqin kapelen të vërtetës, zhveshin maskën e meskinitetit, i hedhin krahun barazisë, qartësojnë dëmin e mediokritetit dhe ushqejnë varfërinë e padijes.
Por mësuesit nuk janë shenjtorë, nuk janë as priftërinj dhe hoxhallarë, mësuesit janë një pishtar midis dy jetëve në kohë dhe hapësirë.
Ata ngrejnë një shtëpi të padukshme në një ambient, ku sy të përçuduar presin me padurim të mësojnë dhe nga ana tjetër hanë drekën në shtëpinë reale për të kuptuar, sesa shumë ndryshojnë fëmijët e tyre me nxënsit e përditshëm.
Kur ia thash një mësuesi këtë, më tha se ndryshojnë fare pak.
Edhe i hedhim një sy Shqipërisë tonë në këtë Ditë Botërore të mësuesve dhe vështrojmë se ku janë ata, si janë ata, për çfarë kanë nevojë dhe në fund a janë ata mësuesit?
Sot në Shqipëri edukimi është në përmasa ende sipërfaqësore, jo të forta në baza dhe me mungesë të madhe kreativiteti.
Kjo shihet në shumë nxënës që shkojnë në shkollë për ta ndjekur si ritual dhe pak për tju kushtuar. Sot shkollave u mungon pasioni, u mungon fryma, u mungon organizimi, më shumë se kushtet u mungon shpjegimi mbi të vërtetat. Shkolla sot në shumicën e saj është një përcjelle informacioni dhe nuk arrin të shkojë përtej kësaj, ndoshta ngaqë mësuesit nuk kanë një lëndë në universitet që quhet “Metodologji”, apo “Pedagogji”.
Praktika nuk ka efekt, se dhe vetë mësuesit që i presin vijnë nga një formim i ndrydhur, pa module dhe të paaftësuar për të folurin në publik, pa të dhëna në komunikimin publik.
Ka lindur nevoja për të ndryshuar modelin e mësimëdhënies në edukim. Një mësues duhet të jap dhe qasjen individuale por edhe të përgjithshmen, duhet të vëri në dukje të dyja anët e medaljes dhe të nxisë gjykimin individual.
Nëse jashtë bie apo nuk bie shi, një mësues nuk mund t’ja u thotë nxënësve këtë nëse ia thotë roja që e ka parë, por ai duhet të dal vetë jashtë ta shoh, pas tij dhe nxënësit.
Një mësues i tregon të gjitha këndvështrimet e një përralle. Forcon fortë idenë për të ruajtur të vërtetën nga ai çast që ajo bëhet aq e dukshme, sa prezenca e shkumësit në dorën e tij.
Mësuesi nuk hesht kur një nxënës hesht, mësuesi e zgjon atë, mësuesi nuk lodhet kur një nxënës lodhet, mësuesi luan me ta.
Mësuesi nuk ndalon së pyeturi kur një nxënës ndalon së pyeturi, mësuesi kërkon vazhdimisht pyetje. Mësuesi nuk ndalon së përgjigjuri, kur një nxënës nuk përgjigjet, mësuesi ka më shumë se një përgjigje. Mësuesi nuk mërzitet kur një nxënës mërzitet, mësuesi gjen si ai të qesh.
Mësuesi nuk e pushon maratonën e tij, ai ka në mision ta çojë flakën deri në vendin e kurorës.
Mësuesi është një kurorë!