MENU
klinika

Nga The Economist

Pse Japonia po afrohet përsëri me Kinën?

29.10.2018 - 15:00

40 vjet pasi Deng Xiaoping normalizoi marrëdhëniet me Japoninë duke udhëtuar në Tokio dhe duke nënshkruar një traktat paqeje dhe miqësie, Xi Jinping po fton kryeministrin japonez në Pekin.

 Më 26 tetor, presidenti i Kinës do të mirëpresë Shinzo Abe në një darkë të shkëlqyer. Udhëtimi do të ketë si qëllim arritjen e disa marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik në të gjithë Azinë.

Gjashtë vjet më parë agresioni i Kinës ndaj ishujve Senkaku, ose ndryshe të quajtur Diaoyu dhe që sot dëshiron të mos jetë më nën kontrolli japonez, kërcënoi të shkaktonte një konflikt ushtarak. Marrëdhëniet diplomatike u “ngurtësuan”. Kur z. Abe udhëtoi për në Pekin në vitin 2014 për të “qetësuar” disi tensionet, zoti Xi e takoi disi me ngurrim udhëheqësin japonez.

Tani presidenti kinez është i buzëqeshur. Pse ky ndryshim? Arsyeja kryesore është rritja e antagonizmit mes Amerikës dhe Kinës. Diplomacia e Kinës është shumë tradicionale, shpjegon një këshilltar i Abe. Nuk do të zgjedhë kurrë dy armiq në të njëjtën kohë.

Rezulton se as Japonia gjithashtu nuk i pëlqen dy sfida në të njëjtën kohë.

Shpesh ka një keqkuptim të qëllimeve të Japonisë. Japonia nuk po kerkon pothuajse asgjë nga Kina. Rezultati i synuar i samitit është rivendosja e marrëveshjes së shkëmbimit ndërmjet dy bankave qendrore.

Pastaj, Japonia është gati për t’u përfshirë në Iniciativën e Brezit dhe Rrugës të Kinës.

Japonezët këmbëngulin se rajoni nuk duhet të dominohet nga Kina. Ata duan një rajon demokratik, në të cilin ekonomitë kontrollohen nga tregjet, jo nga merkantilizmi.

Japonia pret G20 në Osaka verën e ardhshme. Xi do të bëjë vizitën e tij të parë shtetërore në Japoni pak a shumë në të njëjtën kohë. Dhe Tokio pret Olimpiadën vitin e ardhshëm. Një strateg përshkruan hapjet e Japonisë në Kinë, duke treguar kinezët e saj të butë. Por fakti është se antagonizmi i Trump kundrejt Kinës ka për qëllim të rivendosë hegjemoninë amerikane në Azi.

 The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Aleanca SHBA-Japoni në rrezik…

Konflikti për ishujt Kuril

Japonia refuzon paqen me Rusinë