MENU
klinika

Konflikti për ishujt Kuril

Japonia refuzon paqen me Rusinë

13.09.2018 - 11:42

Për më shumë se 70 vjet, Rusia dhe Japonia kanë qenë në konflikte mbi ishujt e largët të Paqësorit në buzë të Detit të Okhostkut. Ishujt Kuril janë shtëpi për 20,000 njerëz.

Një traget i lidh ato me Sakhalinin, një ishull të madh rus.

Japonia ka dëshiruar gjithmonë të rimarrë këta ishuj, të cilat ata i quajnë Territoret e Veriut dhe besojnë se janë marrë nga Rusia në mënyrë të paligjshme.

Rusia, e cila i mori ato nën udhëheqjen e Stalinit në mes të viteve 1940, nuk ka plan t’i rikthejë ata.

Të mërkurën, në një fazë konferencash në Vladivostok, presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe i ofroi atij një traktat paqeje përpara fundit të vitit.

“Një ide sapo ka ardhur në kokën time. Le të përfundojmë një traktat paqeje para fundit të këtij viti, pa ndonjë parakusht. Nuk është shaka”, tha Putin gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në forum, duke bërë që audienca të shpërthente në duartrokitje.

Më vonë, në Tokio, sekretari i shefit të kabinetit japonez, Yoshihide Suga hodhi poshtë zyrtarisht ofertën, duke thënë “Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në perspektivën e vendit tonë për zgjidhjen e këtij problemi”.

Që kur Abe erdhi në pushtet në 2012, ai dhe Putini janë takuar 22 herë për çështjen e ishujve, por nuk ka patur aspak progres.

Në këtë takim të fundit, Putini mund të ketë bërë përpjekje për të përfituar nga dëshira në rritje e Abe për një marrëveshje midis dy vendeve, veçanërisht pasi fuqia e Kinës vazhdon të rritet.

Por ishujt e pasura me burime, duken shumë të rëndësishme për Japoninë dhe nuk është një çështje që për të, të zgjidhet kaq lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?