MENU
klinika

“Nëse Izraeli na sulmon, nuk do t’u mbetet asgjë”

Presidenti i Iranit kërcënon hapur: Situata do të jetë krejtësisht ndryshe!

23.04.2024 - 20:46

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi gjatë një deklarate të bërë ditën e sotme ka kërcënuar Izraelin se do t’i japë fund nëse tenton sërish të kryejë sulm në territorin iranian. Duke iu drejtuar studentëve dhe mësuesve në Universitetin e Kolegjit Qeveritar në qytetin pakistanez të Lahores, Raisi tha se Irani “dënoi” Izraelin për sulmin e tij ndaj Konsullatës iraniane në Siri, duke iu referuar sulmit me dron dhe raketa të 14 prillit në Izrael.

Shtatë këshilltarë iranianë, mes tyre 2 komandatë të rangut të lartë u vranë gjatë sulmit izraelit në konsullatë. Ndërsa të premten e kaluar, Izraeli kreu një sulm me dron në një bazë ushtarake në qytetin qendror iranian të Isfahanit, të cilin autoritetet iraniane pretenduan se e kishin bllokuar.

“Nëse Izraeli do të kryejë sërish aksione ushtarake ndaj Iranit, situata do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionisht”, mësohet të jetë shprehur Raisi.

Më tej ai tha se Irani dhe Pakistani kanë një pikëpamje të përbashkët për mbrojtjen e popullit të Palestinës, duke u shprehur se Teherani do të vazhdojë t’i mbrojë me krenari.

Ndërsa hodhi akuza edhe për SHBA-të duke i akuzuar për hipokrizi kur bëhet fjalë për “fjalë e lirë”. Kjo sepse sipas tij, studentët përjashtohen nga universitetet kur flasin në favor të Palestinës.