MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse vendet skandinave nuk janë më neutrale…

19.10.2018 - 15:41

Ushtrimet masive të NATO-s në Norvegji këtë vjeshtë do të përfshijnë forca nga dy vende kryesore që nuk janë anëtarë të NATO: Suedia dhe Finlanda. Duke mos patur aspak kohë për të humbur, Skandinavia po heq dorë plotësisht nga doktrina e neutralitetit të epokës së Luftës së Ftohtë dhe ka zgjedhur një politikë mbrojtëse më të kujdesshme dhe proaktive.

Pasi u hodhën nga portet në Suedinë perëndimorë, karvanët ushtarakë nga vende të ndryshme të NATO-s po mbushin rrugët suedeze dhe. Ata do të shkojnë në Norvegji, ku rreth 50,000 ushtarë, avionë dhe detarë do të përgatiten për ushtrimin më të madh ushtarak të NATO-s ndër vite.

Operacioni “Trident Juncture” ka një qëllim të qartë: të demonstrojë aftësinë e aleancës për të mbrojtur Norvegjinë kundër një agresori të huaj.

Nuk ka nevojë të përmendet agresori i mundshëm. Natyrisht, nuk është Suedia apo Finlanda, të cilat të dyja kanë kontribuar me pjesëmarrjen e ushtarëve të tyre në stërvitje. Gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda iu nënshtrua presionit sovjetik. Por gjithnjë qëndroi e vendosur në angazhimin e saj për të mbrojtur identitetin e saj nordik dhe perëndimor.

Në mënyrë të ngjashme, Suedia gjithmonë është penguar për të hyrë në NATO, për shkak të neutralitetit të saj të vjetër gjeopolitik dhe solidaritetit me finlandezët.

Vitet e fundit, peizazhi i sigurisë së Evropës Veriore ka ndryshuar. Në përgjigje të agresionit rus dhe revizionizmit, NATO ka vendosur forca të vetat në Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe skuadra të forcave ajrore. Dhe në Suedi dhe Finlandë, shpenzimet e mbrojtjes po rriten dhe ka një debat të vazhdueshëm nëse do të përmirësohet partneriteti i privilegjuar me NATO-n apo do të ketë anëtarësim të plotë.

Suedia e kupton se çdo kërcënim ndaj sovranitetit të vendeve të Balltikut ose Norvegjisë do të ishte gjithashtu një kërcënim për sigurinë e Suedisë.

Prandaj, Suedia nuk është duke marrë pjesë vetëm në Trident Junction, por gjithashtu është duke zhvilluar një partneritet me Poloninë për mbrojtjen e zonës së Detit Baltik.

Partneriteti i Suedisë me NATO-n është shumë larg nga doktrina e epokës së Luftës së Ftohtë. Në atë kohë, e gjitha kjo do të ishte pare si tradhti.

Sa për Finlandën, ajo e ka patur më të lehtë përshtatjen me realitetet e reja gjeopolitike. Për shembull, Finlanda në mënyrë të vazhdueshme ka thënë se e konsideron anëtarësimin në NATO një alternativë të rëndësishme për politikën e saj të sigurisë, gjë që diçka që të majtët suedezë nuk kanë qenë ende të gatshëm të pranojnë.

Në vitet në vazhdim, Suedia do të vazhdojë të lëvizë më pranë NATO-s. Ushtrimet e përbashkëta do ta mundësojnë këtë.

Për të qenë të sigurt, mobilizimi i sotëm nuk është i nxitur nga një kërcënim nga Rusia. Por përpjekjet agresive të Rusisë për të modernizuar ushtrinë e saj, ka bërë që Perëndimi të rrisë aftësitë e veta mbrojtës në rajon.

Rusisë i duhet dërguar një mesazh i qartë se aktet aggressive do të marrin përgjigje, tani dhe në të ardhmen. Duke u mbrojtur ashtu siç duhet, mund të sigurohet paqja dhe stabilitet në rajon, e cila është një parakusht për të ecur drejt një marrëdhënie më konstruktive me Rusinë në planin afatgjatë.

Carl Bildt ishte ministri i jashtëm i Suedisë nga 2006 deri në tetor 2014 dhe kryeministër nga 1991 deri më 1994. Si një diplomat i njohur ndërkombëtar, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i BE në ish-Jugosllavi, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjen dhe Herzegovinën, i dërguari i posaçëm i OKB-së në Ballkan dhe bashkë-kryesues i Konferencës së Paqes të Dejtonit. Ai është Kryetar i Komisionit Global për Qeverisjen e Internetit dhe anëtar i Këshillit Global të Agjendës së Forumit Ekonomik Botëror për Europën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka humbur efektivitetin në sulm

NATO ‘thërret në mësim’ Rusinë…

Vizita e Merkelit në Vilnius

Do t’i mbrojë Gjermania baltikët?