MENU
klinika

Statusi i Naftëtarit

Punonjësit e naftës në Patos: Të zbatohet statusi i naftëtarit

08.10.2018 - 18:25

Në ditën ndërkombëtare të Punës së Denjë, naftëtarët u mblodhën në Patos nga ku shprehen shqetësimin për mos zbatimin e statusit të naftëtarit të miratuar më shumë se një vit më parë.

Ata thanë se janë më shumë se 5000 punonjës të arit të zi që nuk po i marrin përfitimet nga statusi, ndaj kërkuan përshpejtimin procedurave.

Mos zbatimi i statusit ishte shqetësimi kryesor i ngritur nga punonjësit e arit të zi gjatë një takimi të mbajtur në Patos në Ditën Botërore të Punës së Denjë.

Kryetari i i Sindikatës, Kosta Kina, theksoi se janë rreth 5000 naftëtarë që nuk po i marrin përfitimet nga statusi i miratuar një vit e gjysmë më parë.

Kosta Kina: Nuk ka filluar trajtimi financiar për naftëtarët përfitues.

Në Patos punësimi dhe mbijetesa lidhet direkt me naftën.

Ndaj Edison Hoxha, ekspert ligjor pranë qendrës për të drejtat në punë, këshilloi naftëtarët që ti ndjekin problematikat hap pas hapi për zgjidhje konkrete

Edison Hoxha: E vetmja mënyrë që ju të mbroni të drejtat tuaja është organizimi juaj kolektiv.

Sindikata e Naftëtarëve ftoi ndërkohë edhe sindikatat e tjera që të diskutojnë hapur mbi problematikat e sektorëve që përfaqësojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN