MENU
klinika

Video me presidentin e Rusisë

Putin pret kampionin Khabib Nurmagomedov

11.10.2018 - 11:43

Kanë kaluar 5 ditë nga fitorja madhështore e Khabib Nurmagomedov ndaj irlandezit Conor McGregor, por jehona ende nuk është shuar, madje në Dagestan, por edhe edhe në mbarë Rusinë vijon të diskutohet ky duel.

Së fudmi, ka qenë vetë presidenti rus Vladimir Putin që e ka pritur luftëtarin e UFC-së. Kreu i Kremlinit ka përgëzuar luftëtarin rus për fitoren bindëse në Las Vegas dhe ka thënë se anëtarët e ekipit që sulmuan McGregor janë provokuar në mënyrë të vazhdueshme me fyerje.

Ai mbrojti sjelljen e rusit duke thënë: “Jo vetëm ti, por të gjithë ne mund të hidhemi ashtu po të na sulmojnë.” Grindja gjithashtu tregoi dy burra nga skuadra e Khabib-it që u ngjitën në kafaz duke sulmuar McGregor.

Putin, në fakt, menjëherë pas duelit, e ka telefonuar Khabib dhe e ka uruar për fitoren, duke i thënë se ka mbështetjen e Rusisë. Gjithsesi, Khabib rrezikon të pezullohet për sjelljen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pamjet e festës në Dagestan

Khabib pritet si hero në vendlindje