Kamandot shqiptarë kanë triumfuar në një garë ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video, ku ka njoftuar dhe triumfin e tyre me një medalje të bronztë, krahas së cilës shkruan se ndihet mjaft krenar për arritjen e tyre.
“ÇFARË KRENARIE.
Komandot tona marrin medaljen e bronzit. Mes 137 skuadrave komando dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse, në stërvitjen ndërkombëtare “#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët shkëlqejnë befasishëm!
Gara ekstreme stërvitore “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.
Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. #KrenarpërFORCATeARMAT❤SURA,” përfundon Kryeministri Rama