Kryeministri Edi Rama pohoi se duke filluar nga muaji janar do të nisë puna për kantierin e ri të aeroportit të Kukësit. Deklaratat e tij u bënë pas mbledhjes së qeverisë në qytetin verilindor.
‘Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës.
Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit.’-tha Rama.