MENU
klinika

Paketa anti shpifje

Rama: Nuk i kam borxh askujt, gjeta djalin e tmerruar

16.10.2018 - 22:05

Kryeministri Rama ka ardhur me një rast konkret nga jeta e tij personale, duke shtuar një tjetër motiv dhe arsye se përse ngulmon në realizimin e paketës anti-shpifje.

Si pasojë e shpifjeve sipas Ramës, kujton rastin kur ka gjetur djalin e tij të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij.

Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpifjen.

rama-paketa e shpifjeve-konica.al
rama-paketa e shpifjeve-konica.al

“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet.

Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë.

Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.