MENU
klinika

Gati për sugjerimet

Rama: Paketa e anti-shpifjeve në diskutim publik

18.10.2018 - 22:08

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin e Twitter, se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir për paketën anti-shpifje.

Së shpejti paketa anti-shpifje sipas kryeministrit do shkojë në diskutim publik për të dëgjuar sugjerime në mënyrë që sipas tij të çlirohet media nga shpifja.

rama paketa e shpifjeve ne publik-konica.al
rama paketa e shpifjeve ne publik-konica.al

“Bisedë e frytshme me @harlemdesir mbi përpjekjet për rend ligjor në median online.Së shpejti #PaketaAntishpifje #AntiFakenews në diskutim publik. Gati për të dëgjuar sugjerimet e kujtdo që do një media të çliruar nga shpifjet.@OSCE_RFoM partner i çmuar në këtë betejë emancipuese”-ka shkruar Rama.

Kujtojmë se më herët OSBE i dërgoi një letër Ramës, ku shprehu shqetësimin në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.