Pas një heshtjeje lidhur me deputetin Rraja, i përfshirë në historinë e vajzës së quajtur Xhisiela, si pasojë e aktit të djalit të tij, kryeministri Rama ka reaguar duke i dalë në krahë deputetit socialist.
Duke përmendur kronologjinë e ngjarjes Rama tekson se fakt i rëndësishëm është se Rexepi sot është në burg.
Më tej Rama ndalon në familjen e deputetit Rraman Rraja, duke mbështetur e dduke theksuar se prindi nuk ka faj për veprimet e fëmijës .
“Nuk ka asnje prove per interference politike ne çështjen Xhisiela. Prokuroria nuk varet ama sot djali i deputetit eshte ne burg gje e cila para se te behesha une kryeminister as qe imagjinohej.
Sot deputeti eshte me gruan e tij qe vuan nga njs kancer terminal. Detyra e policise eshte bere korrekte.Nuk gjykohet babai per ate qe ben djali i tij i rritur.
Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton”, ka përfunduar Rama.