Ditën e sotme Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë.
Në raport përmendje progresi i vazhdueshëm, por njëlloj shfaqte dhe shqetësim për nivelin e korrrupsionit.
Lidhur me këto rezultate ka reaguar dhe Partia Demokratike nga selia e saj e cila e ka vlerësuar raportin e PE-së si konkluzion dëshpërues për shqipëtarët.
Sipas deklaratës së PD-së, “Edi Rama ka harruar tashmë detyrën e tij, duke e fokusuar punën vetëm në sulmet ndaj kundërshtarëve e medias, Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në Raportin e votuar për vendet e Ballkanit”.
Më tej nga selia blu thuhet:
“Korrupsioni në administraten publike vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Abuzimi me buxhetin e shtetit , me Koncesionet, partneritetet e qeverise me klientët e saj oligarkë.
Administrata e paaftë dhe e korruptuar.Me këtë imazh jemi ne sot përballë syve e gjykimit të vendeve të Bashkimit Europian.
E shumë-trumbetuara reformë ne drejtësi ( që në fakt është në duart politike të këtij pushteti) është në mungesë eficence”.
Sipas demokratëve, raporti na paralajmëron që sërish vendi ynë nuk është gati për çeljen e negociatave.
Madje, kjo është një tjetër shuplakë për këtë qeveri,e cila edhe në këtë rast do përpiqet ta promovojë si sukses për Shqiptarët.
“Por ne e dimë, shqiptarët e dinë e madje edhe ndërkombëtarët e dinë dhe e thonë se e zeza nuk është e bardhë.
Vetëm pasqyra e propagandës së qeverisë nuk e sheh imazhin perçudnues që po tallet cdo ditë me fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo duhet të marrë fund e kjo ndodh me clirimin e Shqipërisë nga kjo e keqe”.
Raporti i sotëm nuk e bën të ndjehet mirë as opozitën.
“Natyrisht që nuk ndjehet mire as opozita dhe askush kur merr vleresime te tilla per vendin tënd . Perkundrazi te gjithe te jemi bashke ne perpjeke me te keqen”.