MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Veliaj: Fusha s’do prishet, do shpronësojmë pronarët

10.10.2018 - 18:03

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar së fundmi pas protestës së banorëve të Laprakës dhe reagimit të zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa lidhur me prishjen e fushës sportive në këtë zonë.

Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për gjithë banorët e Laprakës, se fusha e futbollit nuk do të preket dhe se ajo do të mbetet një hapësirë sportive.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se Bashkia dhe Qeveria do të shpronësojnë pronarin që ka marrë pronësinë mbi këtë sipërfaqe, në mënyrë që ajo të mbetet edhe në vazhdim një fushë sportive.

erion-veliaj-konica.al
erion-veliaj-konica.al

Po ashtu Veliaj kujtoi edhe rastin e shkollës “Kosova”, e cila u prish dhe u dogj disa herë për t’u kthyer në një truall për pallat. Ndërkohë kryebashkiaku tha se fusha e sportit në Laprakë ishte destinuar nga administrata e shkuar e bashkisë që të kthehej në një truall ndërtimi.

Postimi i plotë i Erion Veliaj:

“Njësoj si shkolla “Kosova”, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të shpronësojnë fushën në Laprakë, e cila fiks si shkolla, me ish-Qeverinë, ish-Bashkinë e ish-Gjykatat u kthye truall për pallat! Toka do shpronësohet për publikun e falë vetingut, trupa që dha këtë vendim u përzu nga drejtësia”.

Më poshtë gjeni dokumentin nga vendimi i Gjykatës e cila i jep të drejtën e pronës pronarëve të truallit.

dokumenti-konica.al
dokumenti-konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN