MENU
klinika

Domain-et vetëidentifikohen

Regjistrimi i portaleve/ AKEP: Përgjigjet janë pozitive

18.10.2018 - 15:19

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), njoftoi angazhimin e tij sensibilizues si rregullator për raportimin dhe rinovimin e informacionit në media.

Ky angazhim konsiston në regjistrimin e emrave të domaineve përfshirë publikimin e tyre.

AKEP informon median dhe publikun se të gjithë poseduesit, dhe/ose administruesit e domaineve kanë reaguar pozitivisht me përjashtim të ndonjë domaini të pa identifikueshëm.

Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al
Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al

Pas këtij hapi të parë formalizues, AKEP njofton se po përgatit fillimin e procedurës administrative të pezullimit, bllokimit apo mbylljes për domainet .al apo nëndomainet e tij të cilat nuk janë vetë-identifikuar.

“AKEP në përputhje me përcaktimet e parashikuara në Rregulloren nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al”., siguron se do të jetë garant i ligjshmërisë në këtë fushë për të arritur standardet Evropiane të transparencës dhe se në vazhdimësi do të ndjekë me kujdes e seriozitet vijimin e proceseve të rinovimit të informacioneve të detyrueshme për tu publikuar, pasi mos-përditësimi i tyre çon në procedurat e pezullimit, bllokimit apo mbylljes së emrave të domaineve.

 

Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al
Autoriteti_i_Komunikimeve_Elektronike_dhe_Postare_konica.al

AKEP pohon se mbetet i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet, entet publike dhe strukturat e tjera të ngarkuara nga ligje të veçanta që ky proces të konkludohet me eficensë sa më të plotë dhe ti shërbejë sa më gjerë interesit publik.

Pak ditë më parë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njoftoi se në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.”