MENU
klinika

Histori të dhimbshme

Remo Girone vjen në Shqipëri me film italo-shqiptar

16.10.2018 - 11:28

Dje kanë filluar xhirimet e filmit të ri me regji të Namik Ajazit ‘’Portreti i pambaruar i Clara Bellinit’’. Me skenar të Ruzhdi Pulahas dhe me një grup aktorësh shqiptarë dhe italianë vjen ky bashkëpunim i ri i kinematografisë italo-shqiptare.

Subjekti i filmit zhvillohet në fund të viteve 1970, fillim i viteve 1980 në një histori të pamundur dashurie e viteve të diktaturës, historia mes një djali shqiptar dhe një vajze të një diplomati të lartë italian.

Në përshkrimin e filmit sillet mënyra e jetesës së atyre viteve dhe se si konceptoheshin sjelljet njerëzore në ato vite të vështira për shqiptarët.
Regjisori Ajazi thotë se ka punuar për gati tre vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivin e Ministrisë së Brendshme për të qasur një objekt filmi sa më afër së vërtetës.

Ajazi ka arritur të bindë e të sjellë në Tiranë aktorin Remo Girone, i cili së bashku me aktoren Victoria Zinny do të interpretojnë prindërit e vajzës.

Remo Girone është një nga aktorët më të mirë të Italisë që ka luajtur në një sërë filmash, por që për publikun shqiptar është i njohur me rolin e Tano Karidit në filmin serial ‘’Oktapodi’’ si administrator i qarkeve mafioze italiane në financimin e tyre dhe ndërlidhjen me strukturat institucionale italiane.

“Kemi një kast të mirë aktorësh shqiptarë, që nga Alfred Trebicka, Gulielm Radoja, Raimonda Bulku, Mehdi Malkaj dhe një djalosh i ri që jeton në Firenze, Anton Kodrinaj, të cilit i kemi besuar rolin kryesor, atë të Artur Erzenit”, thotë regjisori pwr portalin Shqip.

Rrëfimi është mbështetur në katër histori të vërteta, njëra prej të cilave i qaset më shumë asaj të filmit.

Megjithatë filmi në strukturën e saj ka gjithmonë trillin, një pjesë është një copëzim i disa formave të vërteta bashkë me dëshmitë dhe faktet e kohës. Ajazi mendon se ky është një detyrim dhe një homazh ndaj atyre që përjetuan këtë kohë të vështirë.

Ky film mbështetet nga QKK, Ministria Italiane e Kulturës dhe Eurimages.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe