Rënia e Angela Merkelit nisi që me zgjedhjet federale të vitit të kaluar, kur Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) mori vetëm 33% të votave. Që atëherë, CDU dhe partia e saj motër, Unioni Kristian Social i Bavarisë (CSU), kanë vazhduar të bien.
Nëse zgjedhjet në Hessen shkojnë siç pritet, ky do të jetë një tjetër shkatërrim, ndoshta fatal, për kancelaren gjermane.
Merkel ka mbijetuar këtë kohë, sepse që nga viti 2005, ajo konsiderohet gjerësisht, brenda dhe jashtë Gjermanisë, si udhëheqësja e vërtetë e Evropës.
Parimet e qarta, politikat e saj të guximshme, dyert e hapura për migrantët dhe gatishmëria për të kundërshtuar Donald Trumpin, e kanë mbështetur deri tani.
Sistemit gjerman i partisë gjithashtu ka ndihmuar që ajo të qëndrojë në pushtet, por ajo ende mund të ndikojë në zhdukjen e saj.
Partneri i saj kryesor i koalicionit, Social Demokratët (SPD), pati rezultatin më të keq të pasluftës vitin e kaluar, me vetëm 20% mbështetje, ndërsa gjithë të tjerët patën rezultate më të mira. Nëse në Hessen përballet me të njëjtin rezultat, presioni në rritje brenda kësaj partie për të lënë koalicionin qeverisës mund të jetë i papërmbajtshëm.
Annegret Kramp-Karrenbauer, sekretarja e përgjithshme e CDU, e cila thuhet se është pasardhësja e preferuar e Merkel, paralajmëroi javën e shkuar se largimi i SPD do të sillte një zgjedhje të përgjithshme.
Fundi i epokës së Merkelit mund të ketë implikime të tmerrshme për të ardhmen e Evropës dhe BE. Kjo periudhë është më e keqja, pasi fragmentimi politik dhe polarizimi arrijnë përmasa epidemike. Një nga dy fuqitë më të mëdha rajonale, Britania, një aleat tradicional i Berlinit, është bërë përgjegjëse për shumë nga shqetësimet e BE.
Ndërkohë, në Francë, papunësia po rritet përsëri, drejt 10%, dhe rritja ekonomike po bie.
Si një udhëheqës në skenën ndërkombëtare, Macron po lufton kundër forcave në rritje të ilirberalizmit dhe populizmit, me Viktor Orbanin, udhëheqësin e Hungarisë dhe zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.
Makron i quan politikanët si një rrezik për parimet e BE, kufijve të hapur, tregjet e hapura dhe shoqëritë e hapura.
Ndërkohë që fuqia e Merkelt bie, Macron mund të përpiqet të përdorë zgjedhjet e parlamentit të majit për të kërkuar mantelin e udhëheqësit të Europës.
Nëse vazhdon ky proces i fragmentimit të brendshëm politik, dhe sukseset e partive populiste-nacionaliste në Evropën Lindore, dhe së fundmi në Suedi, mund të ketë trazira që do e ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen e Evropës. Kërcënimet e jashtme, nga Rusia dhe Amerika e Trumpit, shtojnë ndjenjën e rrezikut.
Ashtu si në vitet 1930, stabiliteti politik, kohezioni dhe konsensusi gjerësisht demokratik i Evropës janë duke u përballur me një sfidë të tmerrshme. Merkeli simbolizon qëndrueshmërinë, sigurinë dhe vazhdimësinë. Nëse, ose më mirë kur, Merkel të bjerë, Evropa do të humbasë shumë…