MENU
klinika

Fjalë zemre nga këngëtarja

Rezarta Shkurta, 3 gëzime në një festë

24.10.2018 - 20:30

Mbrëmjen e djeshme, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha festuan me njerëzit më të dashur ditëlindjen e së voglës së tyre, Herës. Princesha e mbrëmjes mbushte plot 5 vjeç dhe ishte arsyeja që Rezarta vendosi të përshkruante ndjesitë e një nate më parë.

Ajo që bije në sy nga postimi i këngëtares, janë fjalët kushtuar të atit, që mesa duket ka luftuar një sëmundje të rëndë.

Këngëtarja ka shkruajtur: “Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar mbrëmjen e djeshme! Të ftuar njerëz që mi do shpirti për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël u bë 5 vjeç. 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe më e bukur duke u festuar bashkërisht ashtu si unë e kisha ëndërruar, që nga dita që ti linde… Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroj përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njëjtën kohë! Mbreti im, dashuria ime më e madhe, Babi i cili ashtu si në profesion luftarak, luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje që doktorët na dhanë jo shumë shpresë!”

Kjo mbrëmje nuk kishte si të ishte më e bukur, kur Hera kishte mamin dhe babin bashkë në 5-vjetorin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN