MENU
klinika

Dëmi nga përdorimi pa kriter

Rezistenca ndaj antibiotikëve kushton sa 3% e PBB-së

20.10.2018 - 16:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar rezistencën ndaj antibiotikëve si një nga tre kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut. Përdorimi jo i saktë i këtyre barnave ka çuar në krijimin e baktereve rezistente. Ekspertët thonë se nëse përpjekjet për të luftuar problemin nuk fillojnë tani, infeksionet dikur të shërueshme mund të bëhen të rrezikshme.

Sipas ekspertëve, rezistenca ndaj antibiotikëve ul GDP me 1% në vendet e zhvilluara dhe me 3% në vendet si Shqipëria. Rezistenca ndaj antibiotikëve është problem serioz i shëndetit publik në Evropë dhe kudo në botë, duke shënuar dyfishim në nivelin global gjatë 5 viteve të fundit. Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin afëro 25 mijë njerëz nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Kostoja vjetore e shpenzimeve të shkaktuara nga rezistenca në BE shkon deri në 1.5 miliardë euro në vit. Çdo 10 minuta në botë përdoren 2 tonë antibiotikë , që në rreth 50% të rasteve nuk është e nevojshme që të përdoren sipas raporteve të OBSH-së . Përdorimi i antibiotikëve pa kriter si dhe marrja e tyre pa recetë të mjekut është një ndër sfidat më të mëdha në shëndetin publik.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky fenomen global, përkundrazi mjekët infeksionistë evidentojnë shtim të rasteve ku antibiotikët kanë krijuar rezistencë në organizëm, duke vështirësuar trajtimin e pacientëve si dhe duke rritur kostot për trajtimin e tyre. Përdorimi pa kriter i antibiotikëve dhe marrja në farmaci pa recetën e mjekëve, janë dy arsyet kryesore që kanë ndikuar në shtimin e rasteve kur antibiotikët shkaktojnë rezistencë. Në vendin tonë është rritur rezistenca ndaj të paktën 4 antibiotikëve, sa i takon patogenëve ushqimore si salmonela, të cilat sjellin problematika të theksuara shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm për të sëmurët kronikë

“Hileja” me barnat falas për të pasiguruarit

Rriten shpenzimet për 2019

100 milionë euro për rimbursim barnash