23.10.2018 - 21:07
Në stacionin e metrosë “Reppublica” në Romë, ka ndodhur një incident ku si pasojë janë plagosur disa persona.
Një shkallë lëvizëse është prishur e si pasojë ka disa të lënduar. Mediat italiane raportojnë se shkalla është prishur për shkak të peshës së madhe.
Në të kishin hipur një numër i madh tifozësh të CSKA së Moskës. Skuadra ruse ndeshet sot me Romën për fazën e tretë të grupeve të Champions League.
Nga ngjarja numërohen rreth 20 të plagosur të cilët kanë shkuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.