Kur të gjithë u vunë kundër Cristiano Ronaldos pas akuzave ndaj tij për përdhunim, dikush i doli në krah duke e mbrojtur atë.
Ajo ishte ish e dashura e portugezit, modelja italiane Raffaella Fico, e cila pranoi se kishte qenë në një lidhje për 11 muaj me sulmuesin e Juventusit, madje tha se ai është mjaft xhentil, në kundërshtim nga akuzat që i janë bërë së fundmi.
Por kjo deklaratë e bukuroshes brune, duke se i ka hapur probleme asaj, e cila prej kohësh është në një lidhje me djalin e Luciano Moggi-t, Alessandro-n.
Sipas shtypit italian, djali i Luciano Moggi-t, nuk mund të ketë pëlqyer fjalët e partneres së tij në mbrojtje të Cristiano Ronaldos. A është kjo arsyeja për ndarjen? Të dy kanë pastruar tashmë profilet e tyre të Instagram-it duke fshirë fotografitë e njëri-tjetrit. Menaxheri sportiv tregon në rrjetet sociale shtëpinë e tij të re në Milano dhe ‘showgirl’ është kthyer në Nice dhe Monte Karlo, ku jeton Mario Balotelli, babai i vajzës së saj, Pia.
Verën e kaluar ata ishin protagonistë të skenave të pasionit me puthjet dhe përqafimet midis Mykonos dhe Capri-y. “Showgirl”-i me origjinë nga Napoli foli për martesën. Pastaj lamtumirë, papritmas!
Ndoshta është faji i deklaratave në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, me të cilin bukuroshja kishte një marrëdhënie që zgjati 11 muaj në vitin 2009. Për momentin, Raffaella dhe Alessandro nuk kanë dhënë deklarata dhe mesazhe sociale.