Këto sëmundje ngjitëse dhe epidemike, populli i ka quajtur me shumë emra; gripi, rrufa etj.
Kjo shfaqet me të tështitura, djegie të fytit, kollë, zënie dhe kullim të hundëve dhe temperaturë të lartë. Shpesh shkaktohen edhe ndërlikime të rënda.
Një nga sëmundjet ngjitëse më të përhapura është gripi. Shenjat e tij janë:
• Dhimbje koke;
• Dhimbje të kyçeve;
• Lodhje të rëndë;
• Kollë;
• Tështitje të herë pas hershme.
Sëmundja kurohet me pije dhe çajra të ngrohta bimore, aspirina apo paracetamol.
• Thundërmushka është një bimë mjekësore me vlera të larta kuruese për rrufën, gripin, kollën dhe për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Merrni një litër ujë dhe në momentin e zjerjes hidhni 5 lugë gjethe me bimë të thara dhe të thërmuara dhe e lëmë të ziejë 10 minuta. E kullojmë, e shtrydhim dhe e lëmë në frigorifer.
Pihet çdo darkë nga një filxhan çaji i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës me mjalt.
• Në një litër ujë të sapo valuar hidhni 10 lugë çaj me rigon. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë 20-30 minuta, duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe e pijmë 3 herë nga 1 filxhan çaji të ngrohtë.
• Merrni një grusht me lule shtogu të zi dhe një grusht lule bliri dhe ziejini së bashku në një litër ujë dukë i shteruar sa më shumë. Në lëngun e tyre që mbetet fusni 1 filxhan raki të fortë rrushi dhe 3 lugë mjaltë dhe përziejini.
Nga ky ilaç i jepet të sëmurëve nga 1 lugë gjelle për çdo mëngjes esëll duke vazhduar edhe kur gripi e ka humbur fuqinë e tij.
• Kur gripi rëndohet, përgatisim një lloj ponçi të fortë me piper. Merrni 10 gr raki të fortë rrushi dhe 1 lugë kafeje me piper. I ziejmë së bashku dhe këshu të nxehtë ja japim të sëmurit para se të flerë.
Njëkohësisht të sëmurin e fërkoni me vaj ulliri dhe raki.
• Për të qetësuar kollën, më parë përdorej një metodë tepër efikase. 2 lugë me gjethe dafine, cipat e sipërme të një qepe, 2 gjethe mandarine. Hidhen ne 3 filxhana ujë dhe ziehen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta. Kullohet dhe pihet gjat ditës.
• Merrni 800gr mjaltë, përziheni me 200ml raki dhe 800gr gjalpë, derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Hahet 2 lugë gjelle esëll për 1 muaj rresht.